Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Haradinajt para nisjes për Hagë: Tregun e japim vetëm për njohje


Para se të niset drejt Hagës, Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës e ka një mesazh për të gjithë qytetarët e vendit të tij por edhe për politikanët e Serbisë e faktorin ndërkombëtar.

“Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë! RH”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *