Presidenti Ilir Meta në emisionin Tempora është pyetur nga gazetarja Sonila Meço edhe për SPAK-un dhe çështjet e nxehta që do fillojnë të hetohen siç u fol ditët e fundit.
Sipas Metës nuk është çështja e ish-prokurorit Llalla e para që duhet të gjykohet por duhet të fillojë nga Unaza e Re sepse është korrupsion i pacipë që ka përfshirë ehe një institucion amerikan.
“Të mos kemi mungesë respekti për qytetarët shqiptarë! U tha që sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë çështjet e nxehta. Nuk ka çështje më të nxehtë se sa ajo e Unazës së Re! Pse? Sepse është ai popull atje që unë i kam parë të gjitha letrat, edhe pse institucionet e kanë me detyrim kushtetues, me një nen të Kushtetutës, që Presidentit të Republikës t’i japin çdo informacion që kërkon, por edhe me aq sa kam parë, është një genocid në raport me të drejtat e njeriut sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përveç që është një korrupsion i pacipë dhe i shfrenuar ku për fat të keq, kanë implikuar edhe një institucion amerikan, Departamentin e Delaëare-it, siç e dini ju, etj., etj. Nuk ka çështje më të nxehtë për atë. Nuk kemi se çfarë presim!”- tha Meta.