Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon dokumentin se kush bllokoi emërimet në KED


Kreu i Shtetit Ilir Meta i është përgjigjur një deklarate të ministres së Drejtësisë e cila e bënte Presidentit me përgjegjësi për bllokimin e KED-së.

Në emisionin Tempora janë publikuar disa dokumente të cilat tregojnë se Presidenti dy dokumentet që kreu i shtetit i ka dërguar ambasadores së BE-së, në atë kohë, Romana Vlahutin dhe ambasadorit të SHBA-së në atë kohë Donald Lu ku e vinte në dijeni për pamundësinë e ushtrimit të kompetencës së tij kushtetuese për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së dhe ia kalon këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë.

Shkresat mbajnë datën 3 nëntor 2017 dhe 10 nëntor 2017.

Në këto kushte institucioni i Presidentit të Republikës është në pamundësi për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese,  pasi për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk mund të bazohet në kandidatura të propozuara nga një proces “ekstra ligjor” me interpretim. Me përgjegjësinë e lartë dhe me vullnetin e mirë për të mos humbur kohë, Presidenti i Republikës vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë, si institucion ligjbërës në Shqipëri, të realizojë procesin e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në frymën e Kushtetutës”, – shkruhet ndër të tjera në dokumentin që presidenti i ka dërguar ish-ambasadores Romana Vlahutin dhe ish-ambasadorit Donald Lu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *