Vendosni fjalën kyçe....

Rama thotë se SHBA e BE në krah të shqiptarëve shpëtuan vendin, por 80% e shqiptarëve s’votuan


Në fjalën e tij që çeli punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama se më 30 qershor fitoi shteti ndaj përpjekjeve për të marrë peng Shqipërinë, zgjedhjet dhe reformën në drejtësi.

‘30 qershori, si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përcarjes ishte një akti frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng shqipërinë në kuptimin e plotë të fjalës, duke marrë peng zgjedhjet e reformën në drejtësi. Zgjedhjet u kthyen në një kulm të një përplasjeje që herë pas herë në zhvillimet demokratike, është shfaqur mes antishtetit dhe shtetit, por këtë herë më një dimension më shumë, të përpjekjes për të mbrojtur pandëshkueshmërinë në raport me një Shqipëri të drejtë me të cilën ne luftojmë me plot pengesa dështime dhe arritje.’ – tha Rama.

Më tej shtoi se Shqipëria kishte shpëtuar falë qëndrimit të SHBA-ve dhe  BE-së në krah të shqiptarëve.

‘30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne. Ndërsa ç’vjen pas duhet ta fitojmë ne për qytetarët. Është me vend ta përsëri se Shqipëria u shfaq në të gjithë brishtësinë e saj dhe u kërcënua u godit u lëkund, por nëse nuk u rrëzua kjo patjetër që erdhi edhe falë qëndrimit të SHBA e BE, në krah të shqiptarëve. Në mbrojtje të parimeve më themelore te dëmokracisë, të lirisë së zgjedhjeve e cdo qytetari për të zgjdhur.’ – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *