Vendosni fjalën kyçe....

“Tespie në duart e Berishës”, Meta i kthen përgjigje Ramës: Deklaratë e bërë nën efekte të caktuara


Kryeministri Rama në një deklaratë të tijën në daljet publike e ka quajtur Presidentit një “tespie” në duart e Berishës, kësaj deklarate i është përgjigjur Ilir Meta duke e cilësuar se është bërë nën efekte të caktuar.

Së pari mua vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla. Natyrisht që ato janë nën efektet e caktuara.  Së dyti, unë jam një politikan që nuk përdor doping. Madje edhe sportin e lashë, sepse kisha përshtypjen që nëse do të bëhesha kampion, do të më duhej të përdorja pak doping. Dhe në këto kushte…”-tha kreu i shtetit.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Nuk jeni i padurueshëm. Ndërkohë që Edi Rama, dhe do të doja të ndiqnim një deklaratë të tij të bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i cilësoni votime dhe ende mbetet një verdikt nga Gjykata Kushtetuese për t’u kuptuar nëse ende janë të tilla, ja se çfarë ka deklaruar. Nuk ka të njëjtin durim zoti Edi Rama me atë që keni ju.

Ishte kjo deklarata e zotit Rama. E para: Ju jeni një tespie në duart e Sali Berishës. Dhe e dyta, në rast se do të rezultoni një “kokërr me gunga”, do të shkoni përpara drejtësisë.

Presidenti Meta: Së pari mua vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla. Natyrisht që ato janë nën efektet e caktuara.

Gazetarja: Të? Nën efekte të caktuara të?

Presidenti Meta: Së dyti, unë jam një politikan që nuk përdor doping. Madje edhe sportin e lashë, sepse kisha përshtypjen që nëse do të bëhesha kampion, do të më duhej të përdorja pak doping. Dhe në këto kushte…

Gazetarja: Është nën efekt dopingu zoti Rama kur bën këtë deklaratë?

Presidenti Meta: Më falni tani! Pse më bëni kaq shumë presion?

Gazetarja: Këtë punë ka gazetari zoti Meta.

Presidenti Meta: Së dyti, më vjen keq që ai nuk u ngrit as në nivelin e Ramiz Alisë, ku duhet të ishte ngritur për t’i dhënë mundësi opozitës për zgjedhje vendore, por kurrsesi as në nivelin e Doktorit, i cili në vitin 2006-07 u tregua fleksibël. Dhe tha: “Ore ky nëse me të vërtetë kërkon një certifikatë, hajde! Por ky nuk do që të hyjë në zgjedhje, etj., etj.”

Pastaj për sa i takon kësaj drejtësisë, në qoftë se ka ndonjë njeri që duhet të jetë vërtet i shqetësuar për sa i takon asaj, është pikërisht kryeministri aktual, sepse jam i sigurtë se dëmi publik që mund t’i ketë bërë kjo qeveri Shqipërisë me një koncension, nuk ia kanë bërë të gjitha qeveritë për gati njëzet e pesë vite. Të mos llogarisim ato qindra koncesione të pakontrolluara, një faturë dhe një pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në vitet që do të vijnë. Se çfarë kuptoni ju me drejtësinë është tjetër gjë, se çfarë kuptoj unë, pastaj është një gjë tjetër.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *