Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, ish-ministri i Jashtëm, Bushati, u shpreh se do vijojë me projektet e tij.
Nuk dihet ende se për çfarë projektesh bëhet fjalë pasi Bushati foli shkurt për mediat.
Kujtojmë se nga sot, ai nuk do jetë më drejtues politik i PS-së, në Shkodër, post i cili iu la Valdrin Pjetrit.
‘Faleminderit për durimin dhe pritjen, të jeni të qetë se do kemi komunikime të tjera, Nëse jam unë apo jo mendimi ndryshe në PS, për këtë duhet të pyesni të tjerë dhe jo mua. Nuk ka rëndësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet e mia.’ – tha ai për mediat.