Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhin kasafortën e marketit te Gjiri i Lalzit por s’mjaftohen me kaq, në ikje grabisin edhe një ‘Range Rover’


Një makinë tip ‘Range Rover’ dhe kasaforta e një marketi janë vjedhur në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Sipas policisë, vjedhja është kryer nga persona ende të paidentifikuar.

Pasi kanë vjedhur kasafortën e një marketi në zonë, gjatë largimit hajdutët kanë marrë edhe një makinë ‘Range Rover’, në pronësi të një 55-vjeçari që ishte parkuar pranë marketit.

Njoftimi i policisë

‘Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar,  dhe  në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët   kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55 vjeçari të cilin e kishte parkuar aty.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *