Teksa artistë e qytetarë janë ngujuar brenda Teatrit Kombëtar, kundër prishjes së tij, në godinë është ndërprerë energjia elektrike.
Është ende e paqartë nëse energjia është shkëputur nga institucionet shtetërore apo nga ndonjë arsye tjetër. Artistët dhe qytetarët e mbledhur brenda Teatrit Kombëtar bëjnë thirrje që qytetarët t’u bashkohen.
Mëngjesin e sotëm, qindra forca policie rrethuan Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental dhe disa punonjës nisën të nxjerrin jashtë sendet dhe orenditë e ndryshme.
Por qindra artistë e qytetarë pasi u përplasën me policinë arritën të futeshin brenda godinës ku edhe janë ende.
VINI RE: Videoja marrë nga Balkanweb