Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nesër firmosim marrëveshje me Aleancën për Teatrin, godina nuk do preket


Kryetari i PD Lulzim Basha nga godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë deklaroi se opozita e bashkuar, duke nisur nga nesër do të firmosë marrëveshje me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Basha theksoi se nesër do të bëhet marrëveshja mes Aleancën për Teatrin. Kreu demokrat tha se teatri nuk do të preket në ditën e parë që opozita do të jetë në qeverisje.

Kjo godinë është kujtesë e trashëgimisë kulture dhe tregues i kulturës të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Beteja do të vazhdojë deri në fitoren e vlerave europiane, mbi këtë regjim hajdut antipopullor dhe antikombëtar.Që nesër ët nisë rezistenca. Kërkoj nesër që të jemi të gjithë këtu.

Sepse nesër në këtë godinë do të nënshkruajmë marrëveshjen me Aleancën e Teatrit. Dhe njëherë mirënjohje për qendresën tuaj. Nesër në 11.30 do të bëhet nënshkrimi këtu mes Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *