Elvin Gokaj është prokurori që detyrohet të kthehet sërish në shkollë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka marrë vendimin për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, duke dalë në konkluzionin se nuk ka profesionalizmin e duhur.
KPK-ja ka vendosur që Gokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës, duke e pezulluar atë me një vit nga detyra.
Edhe pse Gokaj rezultoi korrekt për pastërinë e figurës dhe të pasurisë, do t’i duhet t’i kthehet sërish edukimit.