Shpëtim Duro do jetë trajneri i ri i Kukësit pas shkarkimit të Ernest Gjokës. Palët kanë gjetur marrëveshjen dhe Duro do e drejtojë ekipin në sezonin e ri me synim titullin kampion.
Duro ka drejtuar një numër të madh ekipesh në kampionatin shqiptar por ka drejtuar edhe në Kosovë e Maqedoni.
Në Shqipëri, Duro ka drejtuar Dinamon, Partizanin, Besën, Skënderbeun, Vllazninë e Flamurtarin, në Kosovë Dritën kurse në Maqedoni, Shkëndijën.