Vendosni fjalën kyçe....

Marrja zvarrë e regjisorit Budina, reagon presidenti Meta: As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë në dhjetor ’90


“I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, reagon presidenti i republikës Ilir Meta.

Menjëherë, teksa policia ka rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar duke ndeshur në përplasje me protestuesit, Meta ka komentuar duke e quajtur një ngjarje të shëmtuar dhe të turpshme.

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.”, shkruan Meta.

Presidenti Meta i ka bllokuar kryeministrit Rama ligjin për dhënien e Teatrit Kombëtar me koncesion kompanisë “Fusha sh.p.k”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *