Vendosni fjalën kyçe....

Meta shkon personalisht në Gjykatën Kushtetuese, depoziton kërkesën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar


Ilir Meta shkon personalisht sot në Gjykatën Kushtetuese ku do të depozitojë kërkesën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.”, njofton Presidenca.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, reagoi disa orë më parë presidenti i republikës Ilir Meta.

Menjëherë, teksa policia ka rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar duke ndeshur në përplasje me protestuesit, Meta ka komentuar duke e quajtur një ngjarje të shëmtuar dhe të turpshme.

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.”, shkruante Meta.

Presidenti Meta i ka bllokuar kryeministrit Rama ligjin për dhënien e Teatrit Kombëtar me koncesion kompanisë “Fusha sh.p.k”. Por situata është më problematike, pasi Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *