Vendosni fjalën kyçe....

‘Poshtë diktatura!’ – Tensionohet situata para Teatrit Kombëtar, qytetarë e artistë përplasen me FNSH-në


Qindra qytetarë e artistë po përplasen me policinë dhe FNSH-në, që kanë rrethuar na të gjitha anët Teatrin Kombëtar.

Me thirrjet ‘Poshtë diktatura’ ata janë shtyrë me policët, që nuk lejojnë askënd të futet apo të dalë nga sheshi para teatrit.

Ndërkohë dhjetëra qytetarë e artistë janë brenda rrethimit dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të vijnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Në sheshin e Teatrit Kombëtar ndodhen edhe shumë ish-deputetë e zyrtarë të PD-së e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *