Vendosni fjalën kyçe....

Profil – Stërnipi i ministrit turk e rabinit ortodoks, rrugëtimi i Boris Johnson drejt ‘Downing Street’


Boris Johnson, i lindur Alexander Boris de Pfeffel Johnson, është zgjedhur kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar ditën e djeshme.

Një nga drejtuesit e fushatës së largimit nga Bashkimi Europian përpara referendumit të Brexit të vitit 2016, Johnson ka punuar si gazetar përpara se të futej në politikë.

I lindur në vitin 1964, Johnson mori arsimin e tij në Kolegjin Eton, një shkollë private elitare britanike që prodhoi shumë kryeministra britanikë, përfshirë David Cameron, i cili urdhëroi referendumin e Brexit.

55-vjeçari vjen nga një familje e pasur e klasës së mesme britanike. Ai është djali më i madh i Stanley Johnson, një politikan britanik i cili ishte anëtar konservator i Parlamentit Europian nga 1979 në 1984.

Për një tipik anglez, prejardhja e tij është çuditërisht e ndryshme – një përzierje e të krishterëve, muslimanëve turq dhe hebrenjve të Evropës Lindore.

Stërgjyshi i tij nga nëna ishte një rabin ortodoks lituanez. Gjyshi i tij nga nëna ishte një aktivist politik turk, Ali Kemal.

Kemal ishte një gazetar dhe politikan osman që shërbeu për tre muaj si ministër i Brendshëm në qeverinë e Damat Ferit Pashës. Një kundërshtar i Luftës së Pavarësisë Turke 1919-1923, Ali Kemal jetonte në mërgim në Evropë.

Nga gazetaria në politikë

Johnson e filloi karrierën e tij gazetareske në fund të vitit 1987 si një praktikant në ‘The Times’ of London, por u shkarkua për falsifikim të një shkrimi. Ai shpejt gjeti një punë në’ The Daily Telegraph’, ku punoi si korrespondent i gazetës së Brukselit nga 1989 në 1994, i njohur si një euroskeptik.

Pasi kthehet në Londër në vitin 1994, Johnson u bë redaktor ndihmës i ‘The Telegraph’ dhe kolumnist politik.

Gjatë viteve të tij në gazetari, ai ka shkruar shumë shkrime të diskutueshme Në vitin 2002, ai u akuzua për racizëm për përdorimin e shprehjes ‘piçaninnies’ për t’iu referuar njerëzve me ngjyrë. Ai kërkoi falje gjashtë vjet më vonë gjatë kandidaturës së tij për Bashkinë e Londrës.

Në gusht të vitit 2019, menjëherë pas largimit nga detyra e Sekretarit të Jashtëm, ai u kritikua gjerësisht për një shkrim islamofobik, ku i krahasonte gratë muslimane të veshur me shami koke me kuti letrash dhe grabitës bankash. Shumë grupe avokatie dhe politikanë, duke përfshirë kryeministren e atëhershëm Theresa May, i kërkuan Johnsonit të kërkonte falje për vërejtjet e tij islamofobe.

Në fillim të viteve 2000, Johnson u zhvendos nga gazetari në politikë, duke fituar një vend si deputet konservator në Henley, Oxfordshire nga 2001-2008.

Ai u emërua ministër i Arteve, por u shkarkua në vitin 2004 pasi kishte gënjyer për marrëdhënien e tij me një gazetare britanike.

Kryebashkiak i Londrës

Në maj 2008, Johnson u zgjodh kryetar i bashkisë së Londrës, një pozicion që ai mbajti deri në vitin 2016.

Tetë vitet e tij në krye të kryeqytetit britanik panë zhvillime të tilla si Lojërat Olimpike 2012 dhe trazirat e vitit 2011. Në maj 2012, ai fitoi një mandat të dytë si kryetar bashkie.

Pro daljes nga BE-ja pa marrëveshje

Në prag të referendumit të Brexit 2015, Boris Johnson ishte mbështetësi më i lartë i fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Ai vizitoi vendin hipur në një autobus të kuq me sloganin: ‘Ne financojmë BE-në me 350 milion stërlina në javë. Le të financojmë NHS-in tonë [Shërbimi Shëndetësor Kombëtar].’

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e ‘marrjes së kontrollit të kufijve të vendit’ dhe paralajmëroi për mundësinë së anëtarësimit të mundshëm të Turqisë në BE. Por ai më vonë mohoi se kishte thënë diçka lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Turqisë në BE.

Më 23 qershor 2016, Britania e Madhe votoi për të lënë BE-në me 52% pro e 48% kundër. Muajin pasardhës Johnson u emërua në postin kryesor të Sekretarit të Jashtëm. Ai dha dorëheqjen dy vjet më vonë pasi akuzoi kryeministren Theresa May për kthimin e Mbretërisë së Bashkuar në një ‘koloni të BE’.

Johnson njihet si mbështetës i ngushtë i Brexit dhe ka thënë në mënyrë të përsëritur se do të sigurojë që Britania e Madhe të largohet nga BE më 31 tetor me ose pa marrëveshje dhe do të preferonte një Brexit pa marrëveshje, pavarësisht nga paralajmërimi i ekonomistëve se dalja pa marrëveshje do kishte një faturë të lartë në ekonominë e Britanisë e Madhe.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Anadoluagency


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *