Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në Hong Kong, Kina fajëson SHBA-në


Pekini ka thënë se kryengritja politike në Hong Kong është duke ndodhur për shkak të “duarve të zeza” nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Hong Kongu është Hong Kongu i Kinës.

“Mund të shohim se zyrtarët amerikanë qëndrojnë prapa këtyre incidenteve. A mund t’i tregojnë botës sinqerisht se çfarë roli kanë pasur në këto protesta dhe cilat janë qëllimet e tyre”, tha Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kinë.

“Ne i këshillojmë Shtetet e Bashkuara që t’i tërheqin duart e zeza të tyre. ShBA-ja duhet të dijë një gjë, që Hong Kongu është Hong Kongu i Kinës dhe ne nuk do të lejojmë ndonjë ndërhyrje të jashtme”, shtoi ajo.

Gazeta shtetërore kineze i mbështeti komentet e kësaj zëdhënëse, duke shkruar: “Incidente të dhunshme kanë ndodhur në Hong Kong dhe Shtetet e Bashkuara i kanë nxitur ato. Disa amerikanë thonë se duan ta ndihmojnë Hong Kongun, por ata dëshirojnë të sjellin kaos në Hong Kong dhe nuk do të ndahen të kënaqur derisa Hong Kongu të shkatërrohet”.

Përmes akuzave ndaj Shteteve të Bashkuara për ndërhyrje në Hong Kong, Kina po rrezikon t’i rrisë edhe më shumë tensionet edhe ashtu të larta me ShBA-në. Këto shtete e kanë nisur një luftë tregtare përmes shtimit të taksave për mallrat e importuara nga njëra-tjetra, shkruan “The Guardian”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *