Një 28 vjeçar, me inicialet I.Q. arrestohet në flagrancë në lagjen nr.17, pasi qarkullonte me armë zjarri në brez me automjetin tip ‘Mercedes Benz’.
Policia e Korçës sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë dhe municion luftarak.
28 vjeçari akuzohet për veprën penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë lokalizuar në lagjen nr.17, shtetasin I.Q, 28 vjeç, me automjetin tip “Mercedes Benz”, të cilin e kanë ndaluar për të ushtruar kontroll ndaj tij dhe mjetit që ky shtetas drejtonte.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 28-vjeçarit, Policia i gjeti në brez, një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Shtetasi I.Q, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.”