Vendosni fjalën kyçe....

‘S’ka forcë në botë që më ndalon të çoj para ligjit rilindasit shqiptarë e ndërkombëtarë’ – Meta


Pas dorëzimit personalisht në Gjykatën Kushtetuese të argumenteve të tij kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, presidenti Meta deklaroi se Shqipëria do jetë vendi i sundimit të ligjit dhe jo i sundimit të oligarkëve.

Meta theksoi se drejtësia shqiptare do veprojë ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin.

‘Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur sot këtu, se Shqipëria do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe sundimit të popullit, boll më me sundimin e oligarkëve. Dua t’i siguroj të gjithë se drejtësia shqiptare do të veprojë, edhe ndaj atyre ndërkombëtarëve që e kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.’ – tha Meta.

Në dalje të Kushtetueses, Meta tha se akti i tij ditën e sotme është në sinkron me qëndrimet e tij në raportet sistematike me Kuvendin.

‘Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot, i cili është në sinkron me qëndrimet e mia sistematike në raport me Kuvendin dhe me qeverinë, për këtë process kriminal, në kapje flagrante të ligjit. Në dhunim të akteve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtarë, Teatri Kombëtar është një kryevepër, dhe mbi të po kryhet një krim kombëtar dhe kulturor, e gjitha kjo për atë. Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetuese, dhe për këtë nuk e ka fajin Reforma, ajo që u votua me 140 vota, nuk e linte vendin pa gjykatë, është ajo që unë e kam quajtur Ramaforma.’ – shtoi Meta.

Ai theksoi se të gjithë ata që kanë deformuar reformën në drejtësi në interes të oligarkëve do dalin para ligjit.

‘Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president, të coj para ligjit rilindasit shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë, që kanë  deformuar Reformën në Drejtësi, në interes të oligarkëve.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *