Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet sërish situata te Teatri, policia përdor gaz piperi ndaj protestuesve


Tensionohet sërish situata përpara sheshit të Teatrit Kombëtar ku qytetarë të shumtë  kanë tentuar të çajnë përsëri kordonin e policisë.

Pas disa tentativave të aktorëve e qytatarëve për të hyrë në ambientet brenda Teatrit kanë ndërhyrë efektivët e FNSH, të cilët kanë hedhur dhe gaz me përbërje piperi për të larguar turmën.

Situata është tensionuar edhe më herët, rreth një orë më parë kur aktorë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë kërkuar ujë dhe ushqim nga personat që ndodheshin jashtë Teatrit, por nuk janë lejuar nga Policia.

Gjithashtu, nga përplasja me efektivët e policisë ka humbur ndjenjat dhe një protestues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *