Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për krime lufte, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-ushtari i UÇK


Gjykata Penale e Shkupit ka caktuar 30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme pas një urdhër arresti nga Serbia. Interpoli serb e akuzon Morinën për krime lufte në luftën e vitit 1999 në Kosovë.

Avokati i Morinës, Naser Raufi tha se do të ankimojë vendimin për paraburgim. “Morina ka shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe britanike. Për këtë çështje janë njoftuar të dy ambasadat. Po ashtu, do të dorëzojmë ankesë edhe ndaj kërkesës për ekstradim”, tha avokati Raufi.

Lidhur me arrestimin e Morinës ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Bexhet Pacolli, i cili ka thënë se pret që Morina të lirohet sa më parë dhe të kthehet pranë familjes së tij. “Besojmë se lirimi i tij do të ndodhë së shpejti. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte të afërta miqësore dhe këtë çështje do ta zgjedhim si miq”, ka thënë Pacolli.

Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përgjatë 20 viteve të kaluar janë në shënjestër të vazhdueshme të Interpolit serb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *