Policia e Lushnjes ka arrestuar një person pasi akuzohet për kultivimin e lëndëve narkotike.
Në pranga është vënë shtetasi A. K. 20 vjeç banues në Kolonjë të Lushnjës
Gjatë një aksioni policia gjeti në oborrin e banesës së tij disa bimë narkotike të dyshuara si Kanabis. Policia bëri sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale.