Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një nënë, e cila mbante në krah vajzën e saj, janë përplasur nga një makinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, në lagjen “Pavarësia”, ku nëna po kalonte rrugën me fëmijën në krah, ndërsa është përplasur nga një automjet tip “Mazda”.
Nëna është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës ku mjekët po kujdesen për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa fëmija fatmirësisht ka shpëtuar pa pasoja dhe ndodhet tashmë i sigurt.