Edi Rama ka zgjedhur sërish një shkrimtar këtë mëngjes për të dhënë mesazhin e tij, lidhur me zhvillimet te Teatri Kombëtar, mbështetjen e protestuesve nga opozita dhe dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të nismës së tij ligjore nga presidenti Ilir Meta.
“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.
Paulo Coelho”, publikon në profilin e tij në “Facebook” kryeministri.
Që dje Rama është treguar i vendosur që ta shembë Teatrin Kombëtar.