Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj në konferencën në SHBA: Një nga gjërat për të cilat po shquhet Tirana janë hapësirat e gjelbërta


Erion Veliaj ka udhëtuar drejt SHBA-ve, për të marrë pjesë në një konferencë, ku ka thënë disa fjali që për këdo që jeton në Tiranë tingëllojnë të pabesueshme. Përpos mesazhit që do ndërtojë teatrin e ri, sepse sipas tij “Tiranën nuk mund ta mbajë peng një minorancë histerike”, Veliaj ka thënë për shembull edhe që “Një nga gjërat për të cilat po shquhet Tirana janë hapësirat e gjelbërta”.

Por në çfarë konteksti? Lexojeni germë për germë:

“Jam shumë krenar për të gjitha ato që kemi arritur në Tiranë. Një nga gjërat për të cilat po shquhet Tirana janë hapësirat e gjelbërta. Sapo kemi filluar rehabilitimin e Parkut Rinia, kemi mbaruar Parkun e Liqenit, që është parku tradicional i Tiranës, por ambicia për 4 vitet e tjera është që të vazhdojmë me Parkun e Kasharit, me Parkun e Farkës. E mbi të gjitha, të vijojmë me Parkun Qendror te Bulevardi i Ri dhe parkun linear në të dyja brigjet e lumit të Tiranës”.

Megjithatë nuk janë të vetmen fjali që habisin (Parku Rinia as nuk është gjelbëruar ndonjëherë nga Veliaj, përveçse i ka shkrepur ta rehabilitojë, kur mund të rehabilitonte ndonjë zonë në nevojë), ka edhe të tjera. Gjithmonë, sipas Zyrës së Shtypit, që ka shpërndarë njoftimin.

Veliaj: “Njerëzit preferojnë ta kenë shtëpinë, punën, rutinën e ditës, pranë një parku dhe një hapësire të gjelbërt. Nëse do të kishte një refren ose një etiketë për 4 vitet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës, do të ishin 4 vitet e hapësirave të gjelbërta, parqeve dhe të këndeve të lodrave. Kemi parë se si vlera e pronës është rritur aty ku ka një park. Kemi parë se si ekonomia është zhvilluar, janë krijuar më shumë vende pune, dhe do të doja shumë që reputacioni i Tiranës të ishte rreth parqeve”

Veliaj: “Kemi kaluar disa sfida në mandatin tonë të parë: mbaj mend këndet e lodrave, protestat kundër tyre. Edhe këtu në Amerikë shumë prej projekteve që sjellin ndryshim përshkohen nga një sens histerie, protestash apo pakënaqësie. Megjithatë, kur ndryshimi vjen, përqafohet nga të gjithë.

Në Tiranë ndryshimi do të vijë edhe për çështje shumë të debatueshme, si zgjatimi i Lanës, Unaza e Madhe, Teatri i Ri Kombëtar, por janë ndryshime absolutisht të nevojshme dhe të pakontestueshme. Pra, nuk mundet që qyteti të mbahet peng prej disa minorancave që do ekzistojnë gjithmonë, dhe gjithmonë nuk do të bien dakord.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *