Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Rama gënjen, interes ka vetëm grabitjen (Video)


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa nëpërmjet një video ka treguar se projektet e Ramës për Tiranën janë punët e nisura të Lulzim Bashës

Në një postim në “Facebook”, Zhupa shkruan se Rama është një mashtrues që ka vetëm një ideal dhe moral, paranë.

Edi Rama është një mashtrues arrogant dhe hajdut psikik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdokënd”, shkruan Zhupa.

Sipas Zhupës kreu i qeverisë gënjeu per Bulevardin dhe Pazarin e ri, të cilat sipas Zhupës, janë vepra të Lulzim Bashës kryebashkiak i Tiranës.

“Edi Rama gënjen. Ai punon kundër interesit publik. Interesi i tij është vetëm grabitja”, thuhet më tej në video.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *