Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Gjermani atletja olimpike holandeze, iu gjet në makinë 2 milionë euro drogë


Atletja holandeze, Madiea Ghafoor, është arrestuar pasi policia pretendon se i ka gjetur 50 kilogram metamfetaminë dhe ekstazi në makinën e saj gjatë një kontrolli rutinë pranë kufirit gjerman.

Atletja 26-vjeçar, e cila thuhet se po shkonte për një sesion trajnimi në Duseldorf, mohon se kishte me vete një substancë të ndaluar. Policia thotë se ata gjetën sasi të mëdha droge në automjetin e saj, me një vlerë të afërt afër 2 milion euro.

Atletja u arrestua më 18 qershor, por detajet lidhur me operacionin kundër drogës dolën vetëm këtë javë, pasi prokuroria gjermane konfirmoi arrestimin.

Ghafoor ishte pjesë e skuadrës olimpike holandeze në Lojrat e vitit 2016 në Rio. Federata holandeze e atletikës thuhet se është tronditur nga lajmet, duke theksuar se nëse atletja do të gjykohet fajtore, do të prishë karrierën e saj sportive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *