Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Himara: Rama s’është i aftë të organizojë zgjedhje të lira, sondazhet na nxjerrin forcë fituese


Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh me strukturat e Partisë Demokratike, ku mes qyteteve që do vizitojë ka qenë edhe Himara.

 “Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”, tha Basha.

Sipas Bashës kjo bashki pasqyron më mirë mirë se çfarë po ndodh në vend me grabitjen e pronave, hajdutërinë e hapur qeveritare, paligjshmërinë, shkatërrimin e sipërmarrjes së vogël e të mesme, mungesën totale të vizionit për zhvillimin ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit apo të shfrytëzimit të detit dhe, mbi të gjitha, sipas tij, mungesën totale të çdo lloj përkujdesjeje ndaj intereresit qytetar. 

“Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite”, theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *