Gjykata i jep mandatin Valdrin Pjetrit për Bashkinë e Shkodrës.
Gjykata ka rrëzuar kështu padinë e bërë nga kryetarja aktuale Voltana Ademi kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ditë më parë Gjykata e Durrësit i dha edhe Valbona Sakos mandatin, kandidates socialiste për bashkinë.
Partia Socialiste, me një manovër antiligjore ka bërë kërkesë në Gjykatën e Durrësit, për të marrë mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur Valbona Sako.
Ky veprim erdhi pas vendimit të gjyqtares Mimoza Margjeka ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, pasi në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.