Këshilli i Lartë Gjyqësor ka formuar trupën gjykuese për disa çështje në Gjykatën e Lartë ambulante.
Për këto çështje, Këshilli i Lartë Gjyqësor caktuar ka caktuar si gjyqtarë, Sokol Binajn dhe Albana Boksin, të cilët janë gjyqtarë pranë Apelit të Krimeve të Rënda. Kjo trupë do shqyrtojë çështjet e ekstradimeve.
Pak ditë më parë, KLGJ-ja vendosi të vërë në punë Gjykatën e Lartë ambulante, me gjyqtarë një pjesë e të cilëve pa përvojën e duhur për një institucion të një rëndësie të veçantë.