Mbrojtësi i Arsenalit, Sead Kolasinac, luftoi kundër sulmuesit me thikë, ndërsa sulmuan atë dhe shokun e skuadrës Mesut Ozil në në Londër të enjten, raporton “RT”.
Video si nëpër filma tregojnë se Kolasinac u përball me sulmuesit – pasi ata donin të grabisnin një “SUV të zi Mercedes G-Class” që po drejtohej nga Ozil në orën rreth orës 17:00.
Boshnjaku, 26 vjeç, e mbrojti veten me duart e tij, ndërsa Ozil u detyrua të “vraponte për jetën e tij” pasi au ndoq nga sulmuesit pas braktisjes së makinës.
Ozil mendohet se u fsheh në një restorant turk, afër vendit ku ndodhi ngjarja ndërsa të dy lojtarët dolën nga incidenti të padëmtuar. Ata u intervistuan më vonë nga policia, edhe pse nuk janë bërë arrestime deri më tani.