Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez pritet që mos të paraqitet më në asnjë ndeshje parasezonale, por ai pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Serie A
Hernandez u zëvendësua në humbjen 1-0 nga Bayern Munich të martën në mbrëmje, ku kishte një problem me një lëndim në gju.
Edhe pse u mendua që është një lëndim serioz, gazeta Corriere dello Sport shkruan se Kuqezinjtë nuk do të rrezikojnë për të luajtur me të në ndeshjet parasezonale.
Si rezultat i kësaj, gazeta shkruan se ai nuk pritet që të luajë më deri kur fillon sezoni i ri në Serie A gjatë vikendit të 24-25 gushtit.
Milan të lënduar ka edhe Alessio Romagnoli, Suso, Ricardo Rodriguez dhe Mateo Musacchio.
Theo, është lëndimi i fundit dhe ai posa është transferuar nga Real Madridi për një vlerë rreth 20 milionë euro.