Vendosni fjalën kyçe....

Priste fitoren, boksieri ndërron jetë në ring


Boksieri argjentinas, Hugo Alfredo Santijan, ka ndërruar jetë në Buenos Aires, për një dëmtim në tru siç raportohet, pas një ndeshje të peshave super të lehta.

Takimi i mbajtur në Argjentinë, përballë uruguaianit Eduardo Havier Abreu, ditën e shtunë, rezultoi fatal për 23-vjeçarin. Ai filloi të ndjente shqetësime, në momentin që po shpallej fituesi i ndeshjes.

Pasi u rrëzua mbi ring, ai u çua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte tejet serioze, dhe ai përfundoi në koma, për të mos u zgjuar më. Hugo Santijan ishte një boksier profesionist që nga viti 2015, ku kishte marrë pjesë në 27 ndeshje(19 fitore, 6 humbje dhe 2 barazime).

Një javë shumë e trishtueshme kjo për botën e boksit, teksa vetëm pak ditë më parë, ishte rusi Maksim Dadashev që pasi ndjeu probleme, ndërroi jetë edhe ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *