Vendosni fjalën kyçe....

Rama-drejtuesve: Kush nuk kap ritmin e PS-së të largohet!


Përfundon mbledhja e Edi Ramës me drejtuesit e PS-së në veri të vendit.

Kreu i PS-së, njëkohësisht kryeministër u ka dhënë urdhër që të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo bashki dhe një analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale.

“Administrata në territor ka probleme. Në vjeshtë do bëhet vlerësimi i drejtuesve. Të shihet kontributi i drejtuesve në raport me Partinë Socialiste. Ata që nuk kapin ritmin e PS-së do largohen.”, kanë qenë përmbledhtaz disa nga porositë e Ramës.

Rama u ka bërë të ditur kryetarëve të bashkive të bëjnë organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve, të cilat duhet të jenë gati deri në fund të gushtit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *