Vendosni fjalën kyçe....

Taksa franceze ndaj Google e Amazon, reagon Trump: Budallallëk i Macron, do marrim masa


Presidenti i SHBA-së, Trump ka premtuar të ndërmarrë veprime thelbësore reciproke kundër një takse dixhitale të propozuar nga qeveria franceze, në qoftë se ajo synon të dëmtojë ndonjë firmë amerikane të teknologjisë.

Presidenti postoi në ‘Twitter’ të premten pasdite me një kërcënim për hakmarrje, pas kalimit të kohëve të fundit të një ligji në Francë, i cili do të vendoste një taksë të re prej tre për qind për firmat e teknologjisë si ‘Facebook’ dhe ‘Amazon’.

Presidenti Trump këmbënguli që nëse ndonjë vend duhet të tatojë firmat amerikane të teknologjisë, atëherë duhet të tatoja SHBA-në. Pastaj ironizoi një nga prodhimet më të çmuara atë Francës, duke thënë: ‘Unë kam thënë gjithmonë se vera amerikane është më e mirë se vera franceze!’ – tha Trump.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *