Policia ka arrestuar ditën e sotme inxhinierin e firmës private, ku dje humbi jetën një person si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik.
Gjatë shpërthimit u plagosën 2 punonjës të tjerë të cilët janë në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën Gjergji Sula ndërsa mbetën të plagosur rëndë, Fari Çollaku dhe Andi Bojni.
Njoftimi i policisë
‘Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë.’