Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj publikon videon ku futet shiu: Një ditë pune në hapësirën më të mirë të teatrit, zyrën e drejtorit


Veliaj publikon videon ku futet shiu në zyrën që ai e quan hapësira më e mirë e Teatrit Kombëtar.

“Një ditë normale pune në hapesirën më të mirë të teatrit aktual… zyrën e drejtorit!”, komenton Veliaj.

Mesa duket Veliaj ka dashur të tregojë kushtet e vështira që sipas tij ndodhet teatri. 

Më herët kryebashkiaku i Tiranës ka sulmuar presidentin Ilir Meta.

Në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje”, kështu e ka sulmuar kryebashkiaku Erion Veliaj presidentin Ilir Meta, teksa inauguronte disa punime.

“Për çdo projekt, ka pasur një pakicë që ka kundërshtuar gjithçka. Mbaj mend që e filluam me protestuesit e këndit të lodrave, me një President Republike, kurse sot vazhdojnë prap të njëjtët protestues me një President tjetër. Pra, është një lojë e vazhdueshme. Në të gjitha vendet e botës ka kryetarë bashkie që ëndërrojnë të bëhen një ditë Presidentë, ndërkohë në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje. Kjo është një nga ato çudirat shqiptare që nuk na ndahet”, shpotiti Veliaj.

Sulmi vjen pas dorëzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Ilir Meta në Kushtetuese.

“Një gjë është e sigurt: Teatri do të bëhet! Do të respektohen të gjitha procedurat dhe do të kemi një teatër të ri. Siç e dëgjuam edhe nga njerëzit, nuk jetohet vetëm me bukë e ujë, as vetëm me asfalt, por edhe me art e kulturë. Në qoftë se kemi sjellë këtë cilësi te Bregu i Lumit, te ish “Frigoriferi”, te blloku “Besa”, nuk mund të themi që do të rrimë me tallash në qendër të Tiranës, ndërkohë që e kemi bërë kryeqytet Bregun e Lumit”, theksoi Veliaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *