Vendosni fjalën kyçe....

Zjen rrjeti, si e bënë Boris Johnsonin shqiptar


Boris Johnson është zgjedhur kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar. 55-vjeçari vjen nga një familje e pasur e klasës së mesme britanike. Ai është djali më i madh i Stanley Johnson, një politikan britanik i cili ishte anëtar konservator i Parlamentit Europian nga 1979 në 1984.

Për një tipik anglez, prejardhja e tij është çuditërisht e ndryshme – një përzierje e të krishterëve, myslimanëve turq dhe hebrenjve të Evropës Lindore. Stërgjyshi i tij nga nëna ishte një rabin ortodoks lituanez. Gjyshi i tij nga nëna ishte një aktivist politik turk, Ali Kemal.

Kemal ishte një gazetar dhe politikan osman që shërbeu për tre muaj si ministër i Brendshëm në qeverinë e Damat Ferit Pashës. Një kundërshtar i Luftës së Pavarësisë Turke 1919-1923, Ali Kemal jetonte në mërgim në Evropë.

Mirëpo pikërisht për Ali Kemalin zjeu rrjeti e mediet në Shqipëri. Sipas tyre, Kemali ishte shqiptar.

Disa nga mediet që kanë shkruar për çështjen

“Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar. Ryan Gingeras, profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme. Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire”, ai thotë se udhëheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte shqiptar.“, shkruajnë disa medie në Shqipëri.

Bashkë me lajmin qarkulloi edhe një pemë gjenealogjike.

Lajmi u pa me dyshim, por sigurisht që rrjeti gëloi nga entuziazmi.

Pse ne kemi nevojë të identifikohemi me njerëzit që bëjnë sukses?! Ku ishte kjo lidhje para se Johnson të bëhej kryeministër?!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *