Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Holandë Behar Bajri, ekstradohet drejt Tiranës


Arrestohet në Holandë pjesëtari i grupit “Bajri” dhe ekstradohet drejt Tiranës. Behar Bajri, pjesëtar i grupit “Bajri” është arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

“Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar :

 B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur  në Shkodër.

Shtetasi B. B.,  ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. B.,  alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, jep detaje policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *