Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Përmeti: Nuk ka bandit e Bablok të shpëtojë nga burgu Denarbibat


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Përmeti ka deklaruar se 30 qershori ishte një farsë ndërsa shtoi se të gjithë ata që i shërbyen paligjshmërinë do shkojnë në burg.

Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor”- tha Basha.

Më tej Basha shtoi se do përgjigjet para drejtësisë Denar Biba dhe se nuk ka bandit të shpëtojë bablokët.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *