Ekstradohet nga Greqia drejt Tiranës 47-vjeçari i dënuar për vjedhje me dhunë
“Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë.
Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:
Erdion Shahaj, 47 vjeç.
Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë””, jep detaje policia.
Shahaj në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.