Vendosni fjalën kyçe....

Rama vazhdon refrenin, sot nxjerr Ndriçim Xhepën për të bindur popullin


Rama vazhdon refrenin. Këtë të shtunë, pas disa artistëve si Rajmonda Bulku, Drita Haxhiraj apo Leka Bungo, ka nxjerrë Ndriçim Xhepën për të bindur popullin që Teatri Kombëtar duhet prishur.

“Ndriçim Xhepa ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar! Edhe Ndriçim Xhepa, sa për kujtesë, është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësisht se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë. Ja çfarë mendon aktori ynë i madh, për çështjen e teatrit dhe ja se sa thjeshtësisht bukur, e sheh ai edhe ruajtjen e historisë së teatrit kombëtar. E cila s’ka asnjë lidhje me muret prej tallashi të karakatinës së “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune”, shkruan Rama.

Tre ditët e fundit kryeministri Edi Rama me strategët e ndihmësit e tij ka riaktivizuar të njëjtën skemë të përdorur edhe herë të tjera për të goditur qëndresën e qytetarëve, artistëve, opozitës, Presidencës deri edhe të eksponentëve të njohur të partisë së tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Skema është e thjeshtë: Ta kthejmë edhe njëherë, meqë këta s’po shqiten nga teatri, në çështje opinionesh. Duhet apo jo një teatër i ri? Duhet apo jo investuar te arti? Vëmendjen e publikut, duhet ta mbajmë sa më larg fakteve, shkeljes së ligjit dhe grabitjes së pasurisë kombëtare.

Për ta vënë në zbatim, pas citimeve kuturu të shkrimtarëve të mëdhenj, nisi të hedhë si “mish për top” opinionet e disa aktorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *