Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shkodër, humbet jetën 37-vjeçari


Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në fshatin Vukatanë, në Shkodër.

Burime nga qyteti verior bëjnë me dije se viktima është shtetasi Vitor N, 37-vjeç.

Nga informacionet paraprake mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me motor kur është përplasur nga një makinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *