Vendosni fjalën kyçe....

Era e fortë dhe dallgët i prishin rehatin pushuesve në bregdetin shqiptar


Bregdeti shqiptar është përfshirë ditën e sotme nga era e fortë dhe dallgët.

Në plazhin e Velipojës, pushuesit janë detyruar të tërhiqen disa metra larg vijës bregdetare për shkak të dallgëve të forta që kanë përparuar me shpejtësi duke marrë përpara shezlonget dhe çadrat.

Probleme ka patur edhe në bregdetin e Durrësit, ndërsa deti i trazuar në Vlorë i ka rrezikuar jetën dy personave, babë e bir. Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë pasi u pikasën fillimisht nga roja në kullën e vrojtimit.

Dallgë të forta ka patur edhe në Jalë dhe gjiret e tjera pranë Himarës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *