Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën në plazhin e Durrësit dy persona


Dy persona kanë humbur jetën në plazhin e Durrësit ditën e sotme.

Sipas policisë, një njërin rast bëhet fjalë për një 50-vjeçare, e cila pasi është futur në ujë nuk është ndjerë mirë.

Ajo është dërguar me shpejtësi në spital por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Dyshohet se viktima kishte probleme me zemrën.

Në një tjetër rast, një 33-vjeçar i cili ka qenë duke u argëtuar me një motor uji, është rrëzuar në det dhe për pasojë është mbytur.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra). Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motorr ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *