Vendosni fjalën kyçe....

Mbrojtësi i Juventusit nuk është në planet e Sarrit, pritet largimi


Daniele Rugani nuk është në palnet e trajnerit Muarizio Sarri për sezonin e ardhshëm, dhe mund të largohet nga Juventusi.

Sipas asaj që shkruan “Corsport”, interes për mbrojtësin italian ka shfaqur Roma, të cilët e pëlqejnë shumë lojtarin. Lojtari nuk është në projektin e “zonjës së vjetër”, dhe një transferim tek verdhekuqtë do të ishte e mirë për të dyja palët.

Pas largimit të Manolas, tek mbrojtja e Romës ka mbetur një boshllëk i madh, dhe Rugani duket profili ideal për atë pozicion. Pas afrimit të De Ligt tek Juvntusi, reparti i mbrojtjes është i mbipopulluar, dhe do të dëgjojnë ofertat për mbrojtësin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *