16 persona janë arrestuar në Krujë pasi akuzohen për kultivim lëndësh narkotike, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Operacionet e koduara ‘Ndëshkimi 3’ e ‘Ndëshkimi 4’ janë kryer nga policia e Krujës në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi.
Njoftimi i policisë
Finalizohen gjatë orëve të fundit dy operacione policore antikanabis të koduar “Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4”.
Në pranga 11 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Operacioni në vijim të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve u ndaluan 16 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale të Hetimit, Komisariati i Policisë Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me Sherbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndeshkimi 3”.
Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit ;
A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.
- K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.
- K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.
- K., 24 vjeç, banues në Krujë,
- K., 30 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, i shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.
Nga teresia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas , në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë,e cila është asgjesuar në periudha të ndryshme.
Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas nje hetimi 3 mujor me Metoda Speciale Hetimi, ne funksion te procedimit penal te vitit 2019 u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, për shtetasit ;
- D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë
- D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.
- T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.
Dhe u bë shpallja në kerkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonen e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjesuar nga Policia.
Gjithashtu po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.
Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Krujë për veprën penale të “Kultivimit te bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.