Vendosni fjalën kyçe....

‘Shëndetësia falas e Ramës, rezonanca manjetike në QSUT s’punon prej 3 muajsh’ – Denoncimi


Një qytetar ka denoncuar mosfunksionimin e rezonancës manjetike në QSUT duke e detyruar që ta bëjë atë në spitalet private.

Sipas tij, pas problemeve shëndetësore të të atit, i është dashur të bëjë një rezoncë manjetike.

Por prej 3 muajsh ajo nuk është funksionale e kësisoj ai e ka bërë atë në spitalet private.

‘Kjo eshte mjeksia falas e Edvin Mafise dhe ndrikull Hajnise! Rezonanca manjetike prej muajsh nuk punon! Te semuret duhet ta bejne ate me lek ne privat! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha, babai im eshte diagnostikuar me hemoragji cerebrale dhe ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale ne vitin 2018 tek spitali Nene Tereza( tek Neuro-kirurgjia) dhe dje duhet Te bente rezonance magnetike me kontrast por mjeket na informuan qe ka 3 muaj qe Mungon kontrasti keshtu qe rezonancen magnetike e beri pa Kontrast nderkohe qe tek rekomandimi i mjekut neurolog ishte e specifikuar qe duhej kryer rezonance magnetike me Kontrast , si perfundim jemi Te detyruar ti drejtohemi spitaleve private per Te kryer Te plote kete kontroll Te domosdoshem. Kjo eshte shendetesia falas e qeveris Rama. Ju lutem Te mbetem anonim! Faleminderit!’ – shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *