Dy arrestime janë bërë sot nga oficerë të policisë greke në ishujt Syros dhe Ios, për vrasjen e një shqiptari që punonte në një dyqan frutash në ishullin Mykonos.
Sipas burimeve nga mediave grekie, shtetasi shqiptar po shkonte drejt zonës së Vothonasit, ku dy persona të panjohur me një motor tip skuter i janë afruar dhe e kanë goditur me breshëri. Një shtetas grek 56-vjeçar dhe një shtetas i huaj 21 vjeç janë arrestuar nga policia greke në ishujt Syros dhe Ios, ku dhe iu konfiskuan dhe cigaret e improvizuara të kanabisit.
Mediat raportojnë se shqiptari të cilit iu bë atentat, është një emër i njohur për autoritetet greke, pasi që në vitin 2013 ka qenë i akuzuar për përfshirje të trafikut të drogës dhe u dërgua edhe në burg, nga ku u largua në vitin 2015 dhe u kthye në Mykonos.
Viktima mësohet se pas atentatit është dërguar në Qendrën Shëndetësore Mykonos për ndihmë të parë dhe më pas është transferuae pastaj në një spital në Atikë, ku dhe ka ndërruar jetë.
Sipas gazetarit shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhirisë, me vrasjen e sotme ka shkuar në 198 numri i vrasjeve dhe i vdekjeve të shqiptarëve në Greqi.