Në Teatrin Kombëtar është rikthyer sërish policia me forca të shtuara. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje për grumbullimin e sa më shumë njerëzëve.
“Sot ka një prani të shtuar të forcave të policisë përreth Teatrit. Ftojmë popullin e Tiranës, të ruajmë Teatrin gjatë natës!” – thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Disa ditë më parë policia rrethoi Teatrin për të bërë të mundur zbrazjen e tij por hasi në kundërshtimin e nga artistë dhe qytetarë të mbledhur për të mbrojtur atë nga shembja.