Vendosni fjalën kyçe....

‘6 pikat ku nuk bie dakord me ju për Teatrin Kombëtar’ – Budina ia thotë në sy Luigi Soreca-s (Video)


Regjisori Robert Budina ia ka thënë në sy ambasadorit të BE-së, Soreca, të gjitha shqetësimet e tij dhe të artistëve e qytetarëve që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar prej më shumë se një viti.

Budina ishte i pranishëm në takimin me Sorecan duke i thënë se nuk është aspak dakord me gjetjet e tij lidhur me situatën.

Deklarata e Budinës

Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata. 

E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë.

E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar.

E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.

E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.

E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin  në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuik rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.

Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja.

Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysëm ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *